Krasniqi jep detaje për takimin e kryeministrit me kryetarët e komunave dhe ministrat e linjës

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka dhënë detaje pas takimit të kryeministrit me kryetarët e komunave dhe ministrat e linjës.
Ai ka thënë se kanë diskutuar për sfidat e komunave, procesin e projekteve dhe iniciativat e tyre në të ardhmen.
Krasniqi në Facebook ka shkruar se si asnjëherë më parë, buxheti për komunat është rritur dhe bashkëpunimi në mes dy niveleve është shtuar.