75 Mall Live Search
10:09 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / G T

Cannavaro fajëson Rrahmanin te goli i Barçës: Ju jeni mbrojtës, nuk duhet lejuar topin të futet mes këmbëve

Skuadra e Napolit barazoi 1:1 ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë të fazës 1/16 e finales në UEFA Champions League.

Ishin mysafirët që realizuan të parët golin në stadiumin “Diego Armando Maradona”, me anë të Robert Leëandëoskit, shkruan Indeksonline

Legjenda e Napolit, Fabio Cannavaro ka fajësuar kapitenin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanin për golin e pësuar mbrëmë.

“Nëse mbrojtësit i futet topi mes këmbëve, ashtu siç ndodhi me Rrahmanin dhe Di Lorenzon, ju e vrisni portierin tuaj”

“Rregulli numër një i mbrojtësve është që nuk duhet lejuar që topi të kaloj në mesin e këmbëve. Puna juaj është që ta ndaloni topin”, tha Cannavaro pas ndeshjes mbrëmë

Kujtojmë që ndeshja e kthimit mes Barcelonës dhe Napolit do të zhvillohet më 12 mars në stadiumin “Luis Companys”./Indeksonline/