75 Mall Live Search
11:19 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / G T

Klopp tregon favoritin për finalen e Carabao Cup: Ata janë përmirësuar dukshëm

Skuadra e Liverpoolit mbrëmë arriti fitore të madhe ndaj Luton Toënit në Premier League duke vazhduar luftën për titull kampioni.

Pas ndeshjes, trajneri Jurgen Klopp u pyet nga gazetarët se kush është favoriti i finales në Carabao Cup, shkruan Indeksonline

“A do jemi ne favoritët? Definitivisht që jo. Që kur luajtëm me Chelsean ata janë përmirësuar dukshëm dhe do të jetë tejet e ndërlikuar, jam i sigurt”, u përgjigj Klopp

Finalja e madhe e Carabao Cup do të zhvillohet të dielën nga ora 16:00 në stadiumin “Wembley”./Indeksonline/