E ardhmja e Xabi Alonson, tekniku spanjoll: Jam i fokusuar te Leverkuseni

E ardhmja e trajnerit spanjoll, Xabi Alonsos po diskutohet me të madhe, pasi spekulohet se ish-futbollisti mund të marrë drejtimin e Liverpoolit në fund të këtij sezoni.
Gjatë konferencës për media, Xabi Alonso tregoi të ardhmen e tij, duke thënë se fokusi momentalisht është Bayer Leverkuseni, shkruan Indeksonline
“Bayern apo Liverpooli? Nuk kam çfarë të them, tani jam trajner i Bayer Leverkusen dhe kjo është më e rëndësishme.
“Duke u bazuar nga e ardhmja, unë s’kam çfarë të them.
“Nuk kam asnjë kontakt me Bayernin. Nuk ka asgjë të re”, u përgjigj trajneri Xabi Alonso
Kujtojmë që këtë sezon, Xabi Alonso është duke synuar titullin kampion në Bundesliga.
Përveç Liverpooli dhe Bayern Munichut të interesuar për Xabin janë edhe skuadra tjera, duke përfshi: Real Madridin dhe Chelsea./Indeksonline/