75 Mall Live Search
16:24 / E Premte, 23 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Ylli i Dukagjinit transferohet në Kazakistan

Iljasa Zulfiu nuk do të jetë më pjesë e Dukagjinit.

Ai karrierën do ta vazhdojë te skuadra nga Kazakistani, “Zhenis Astana”, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Dukagjinit përmes një njoftimi zyrtar.

”Faleminderit Caja!
Një prej lojtarëve më të rëndësishem Iljasa Zulfiji, e përmbyll angazhimin e tij te klubi ynë.
Zulfiji është transferuar në “Zhenis Astana”, të Kazakistanit, klub që bën gara në Premierligën e atjeshme.
Sezonin e tij të parë (2022-2023) me Dukagjinin ishte një ndër lojtarët kyç ku ai kontribuoi me 4 gola dhe 4 asistime.
Historike ishte kur klubi u kualifikua në Conference League ku Zulfiji ishte golashenuesi më i mirë i ekipit me 4 gola të shënuara dhe vendimtar në ndeshjet ndaj Europa FC dhe kalimin tutje në rundin e dytë të Conference League.
Edhe në sezonin e dytë (2023-2024) me klubin tonë, Caja ka shënuar 4 gola për ekipin deri më tani, duke shënuar edhe në ndjeshjen e fundit të tij me klubin tonë kundër “ FC Liria”.
Klubi e falenderon për kontributin e deri tanishëm dhe i dëshiron suksese në karrierë!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ndërsa Zulfiu ka thënë se këto vite të kaluara te skuadra e Dukagjinit janë më të mirat në karrierën e tij.

”Koha e kaluar këtu ka qenë periudha më e mirë gjatë gjithë karrieres time! Jam ndjerë si në shtëpi dhe këtë më së miri e dëshmojnë arritjet e mija bashk me klubin,faleminderit kryesisë së Klubit KF Dukagjini, stafit, bashkëlojtarëve, tifozave qytetarve të Klines dhe të gjithë mbështetësve të mi ju jam mirënjohës dhe falënderues pafund për këtë eksperiencë të mrekullueshme që kaluam bashkë! Shpresoj që sado pak jeni te kënaqur me punën dhe përpjekjet e mija! I Juaji Caja”, ka shkruar ai./IndeksOnline/