75 Mall Live Search
13:44 / E Shtunë, 24 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Kaka si në kohët e arta, shkëlqen në ndeshjen miqësore (VIDEO)

Ricardo Leite Kaka ka treguar klasin e tij edhe si 41 vjeçar.

Fituesi i Topit të Artë me Milanin, mbrëmë shkelqeu në një ndeshje miqësore, të zhvilluar në Katar, shkruan IndeksOnline.

Shumë yje të futbollit dhe nga industria e argëtimit, morrën pjesë në turneun ”Hope For Charity”, ku u ndan në ekipet e quajtura Team AboFlah dhe Team Chunkz.

Kaka edhe pse në moshë, tregoi se klasi mbetet i përhershëm.

Braziliani shënoi një gol në këtë ndeshje, ku ngjason me golat e shënuar te skuadra e Milanit./IndeksOnline/