Policia e Kosovës shkatërron një laborator droge në Leposaviq, arrestohet një person

Mediet lokale në Mitrovicë kanë raportuar se Policia e Kosovës po zhvillon sonte një aksion në veri, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Sipas “VeriuInfo” ky aksion po zhvillohet në një fshat të Leposaviqit, ku është shkatërruar një laborator për kultivimin e kanabisit.

Siç shihet në foton e siguruar nga Veriu, bimët e kanabisit kanë qenë të mbjella në vazo lulesh në këtë laborator dhe me ndriçim të përshtatur për rritjen e këtyre bimëve.
Sipas të njëjtit medium, në këtë aksion të policisë është arrestuar një person, i cili është dërguar në paraburgim.
Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është duke pritur detaje të reja lidhur me rastin.