75 Mall Live Search
11:58 / E Hënë, 26 Shkurt 2024 / k.v

Ky është i burgosuri që vdiq në mëngjes, dyshimet e para janë për vdekje natyrale

Mëngjesin e sotëm, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë një i burgosur. 

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë konfirmuar se personi i vdekur është Valon Muqiqi.

Dyshimet e para janë për vdekje natyrale ani pse institucionet kompetente janë duke u marrë me rastin dhe pas autopsisë do të dalin me rezultatet konkrete.

Më parë në lidhje me rastin është deklaruar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës:

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sot rreth orës 07:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i burgosuri, V.M.

Vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit.

I burgosuri ishte duke u trajtuar  sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së).

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes./IndeksOnline/