Aksident trafiku në Frashër të Mitrovicës, pesë persona të lënduar

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Frashër të Mitrovicës.
Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë policia dhe autoambulanca, transmeton IndeksOnline.
Aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot rreth orës 12:40, është raportuar për një aksident trafiku, i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë-Vushtrri, përkatësisht në fshatin Frashër. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti./IndeksOnline/