75 Mall Live Search
11:53 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2024 / MSH

Policia franceze gjen armë dhe municion në shtëpinë e aktorit të njohur

Policia në Francë ka sekuestruar 72 armë zjarri dhe mbi 3 mijë fishekë nga shtëpia e aktorit të njohur, Alain Delon.

Policia gjeti gjithashtu edhe një poligon gjuajtjeje në shtëpinë e aktorit, që gjendet në jug të Parisit.

Sipas prokurorisë franceze, Delon nuk kishte leje për posedim të armëve, transmeton Indeksonline.

Bastistja në shtëpinë e francezit u bë ditën e martë, pasi një zyrtar vuri re se në shtëpinë  Delonit kishte armë.

Aktori 88 vjeçar ishte yll në epokën e artë të kinemasë  franceze, i njohur për role të shquara.

Akoma nuk është bërë e ditur nëse aktori është arrestuar.