Vllaznia e Pozheranit rikthehet në shtëpinë ku e shkroi historinë

Skuadra nga Liga e Parë e futbollit, Vllaznia e Pozheranit është rikthyer të luajë në stadiumin e vjetër, tashmë të riparuar “Ibrahim Kurteshi”.
Lajmin e ka bërë të ditur vet faqja e klubit vitias përmes rrjeteve sociale, shkruan Indeksonline
“Stadiumi Ibrahim Kurteshi zyrtarisht i gatshëm për lojë kampionale”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Pozherani i Vitisë

Vllaznia e Pozheranit në këtë stadium kishte arritur të grumbullonte pikë për të siguruar barazhin para disa viteve, që i futi ata në Superligën e Kosovës.
Klubi tani bën gara në Ligën e Parë të futbollit kosovar dhe gjendet në pozitën e fundit të Grupit B me vetëm 11 pikë, kurse synimi është t’i shpëtojnë rënjes në Ligën e Dytë./Indeksonline/