Zyrtare: KB Peja synon titullin, bën transferimin e fundit këtë merkato

Skuadra e Superligës së Kosovës në basketboll, KB Peja ka bërë një tjetër “goditje” gjatë afatit kalimtar.
“Shqiponjat” kanë transferuar basketbollistin amerikan, Divine Myles, shkruan Indeksonline
Myles është edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës dhe më parë ka qenë lojtar i Sigal Prishtinës.
“KB Peja mbyll transferimet për sezonin 2023/24 me afrimin e Divine Myles në Folenë e Shqiponjave.
“Myles i cili ka luajtur më parë në Kosovë si dhe me fanellën e Kombëtares sonë – karrierë ka bërë edhe në SHBA, Francë, Rusi, Gjermani”, shkruhet në njoftimin e klubit