Kica Xhelili e LDK konfirmon mobilizimin masiv në Prishtinë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se mobilizimi masiv në Prishtinë tregon se koha e LDK-së po vjen dhe se rruga e re për Kosovën, ka marrë hov të pandalshëm.
“RRUGA E RE PËR KOSOVËN ka marrë hov të pandalshëm. Çdo ditë po takohemi me qytetarë të Prishtinës. Po i mobilizojmë strukturat tona tanimë në 86 nëndegë – dyfish nga e kaluara. Po e shpalosim programin tonë politik, ambicioz, por plotësisht të bëshëm. Po ja tregojmë PRISHTINËS realitetin që mund ta ketë, dhe do ta ketë me LDK-në”, ka shkruar Kica-Xhelili në Facebook.
Postimi i plotë i Kica-Xhelilit:
LDK e PRISHTINËS
Ky mobilizim, VETËM i strukturave drejtuese të degëve e nëndegëve të Prishtinës, konfirmon një gjë:
KOHA JONË PO VJEN!
Natyrisht, kur koha e dikujt vjen, nuk i konvenon atij që s’është gati për këtë fakt.
Natyrisht që, kur dikush nuk ndjehet pjesë e kësaj KOHE TONË, zgjedh të merret me skenografi të vendit, e jo me përmbajtje. Kështu paskan bërë mbrëmë disa opinionistë, kur paskan komentuar postimin e Kryetarit Lumir Abdixhiku. Paskan thënë: Si Kim Jong, sepse qenka ulur në mes. Për besë, për sasi të pjesëmarrësve, ndoshta .
Atyre, mund t’ua them vetëm një gjë: JU ARDHTË KOHA!
Ju ardhtë koha që në qeverisjen e LDK-së, gjëja që ju pengon më së shumti është skenografia në një ngjarje.
Asaj RRUGE TË RE jemi nisur, që Kosova të mbetet vetëm me atë lloj të problemeve. Simbolike e estetike.
Një vend ku edhe ata që harrojnë të rëndësishmen, e merren me të parëndësishmen qesharake e madje cinike, do ta gjejnë veten duke jetuar më mirë, pavetëdijshëm, e dikur vetëdijshëm.
RRUGA E RE PËR KOSOVËN ka marrë hov të pandalshëm. Çdo ditë po takohemi me qytetarë të Prishtinës. Po i mobilizojmë strukturat tona tanimë në 86 nëndegë – dyfish nga e kaluara. Po e shpalosim programin tonë politik, ambicioz, por plotësisht të bëshëm. Po ja tregojmë PRISHTINËS realitetin që mund ta ketë, dhe do ta ketë me LDK-në.
PRISHTINA ka rigjetur veten.
KOHA JONË PO VJEN, janë apo nuk janë të gatshëm disa.