75 Mall Live Search
14:36 / E Enjte, 29 Shkurt 2024 / G T

E ardhmja e Rafa Leaos, futbollisti portugez zbulon gjithçka

Futbollisti i Kombëtares së Portugalisë, Rafael Leao është një prej më të kërkuarve në Europë.

Lojtari i AC Milan ka shumë oferta në tavolinë, por duket se e ardhmja e tij do të jetë klubi “Kuqezi”, shkruan Indeksonline

Kur ai u pyet rreth së ardhmes, përgjigja e tij ishte e thjeshtë, pra: “AC Milan”.

24-vjeçari ka kontratë me ekipin nga Serie A deri në vitin 2028.

Leao gjatë këtij sezoni me Milanin në ligë ka zhvilluar 23 ndeshje, ka shënuar katër gola dhe ka bërë tetë asiste.

Skuadrat që kanë shprehur interesim për të janë: Chelsea, Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Barcelona./Indeksonline/