75 Mall Live Search
15:00 / E Enjte, 29 Shkurt 2024 / AR

Oprah Winfrey paralajmëron largimin nga bordi i Weight Watchers

Oprah Winfrey do të largohet nga bordi i kompanisë së njohur “Weight Watchers”.

E famshmja amerikane e cila ka qenë në bordin e firmës që nga viti 2015 tha se nuk do të kandidojë për rizgjedhje në mbledhjen e ardhshme të aksionarëve në maj, transmeton Indeksonline.

Prezantuesja e biznesmenja tha se do t’i dhurojë të gjitha aksionet e saj në firmë të Muzeut Kombëtar të Historisë dhe kulturës Afrikano-Amerikane.

Zonja Winfrey është një nga aksionaret më të mëdha në Weight Watchers me një aksion prej rreth 10%./Indeksonline/