Qytetari nga Kaçaniku i dorëzon në polici paratë e gjetura

Me datën 28.02.2024 rreth orës 16:30 qytetari E.Dema nga Kaçaniku, i moshës 29 vjeçar, në rrugën ‘’Ismail Raka ‘’ në Kaçanik i ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Kaçanik.
Lusim pronarin e vërtetë të këtyre parave të paraqitet në stacionin e policisë në Kaçanik, ç’do ditë nga ora 08:00-16:00 dhe të vërtetohet pronësia, në mënyrë që ti dorëzohen më pas.
Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt e ka falënderuar qytetarin E. Dema për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e policisë.