75 Mall Live Search
18:12 / E Enjte, 29 Shkurt 2024 / FR

‘Këndellet’ lagjja ‘Asllan Qeshme’ në Pejë, vazhdojnë punimet

Qyteti i Pejës në mbrëmjen e 24 qeshorit të vitit 2023,  është përballuar me një gjendje të jashtëzakonshme si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut.

Lumi “Qokolica” doli nga shtrati dhe uji mori një pjesë të qytetit duke shkaktuar dëme të mëdha.

Lagjja “Asllan Qeshme”, ishte një ndër lagjet me dëme më të mëdha, ku si pasojë e vërzhimeve dy anëtarë të një familje humbën jetën.

Indeksonline ndjekur vazhdimisht punimet e në këtë lagje, ku para disa muajsh ka raportuar se një pjesë e kësaj lagje ishte rindërtuar.

Ndërsa pas dy muajsh, punimet kanë filluar edhe në segmentin tjetër të rrugës.

Indeksonline ka siguruar pamje, ku vërehët që kanë filluar punimet./Indeksonline/