75 Mall Live Search
13:56 / E Hënë, 04 Mars 2024 / mp

ATK-ja “akshom pazar” me pozita, avancohen punëtorët që dëmtuan buxhetin

Visar Korenica, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe anëtar i Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, ka ngre alarmin se personat të cilët dyshohet se e kanë qenë pjesë e një procesi ku dyshohet se kanë dëmtuar buxhetin e Administratës Tatimore  (ATK) dhe të njejtit janë shpërbyler për punë shtesë nga UD i drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezi.

Bëhet fjalë për Hamit Mulaj, drejtor i Përgjithshëm, Mbështetja e Programeve në ATK dhe Ilir Islamin, drejtor i departamentit për shërbime juridike në ATK ishin pjesë e procesit të një kontrate me një konsorcium nga Armenia, i cili ka dështuar të zbatojë një kontratë të lidhur me institucionin e tatimeve gati tre vjet më parë. E që këtij konzorciumi iu janë paguar rreth 2 milionë euro por që asnjëherë nuk i kanë përfunduar punët.

Sipas të dhënave që i ka siguruar IndeksOnline del se  “IUNetworks”, një kompani me bazë në Yerevan të Armenisë e cila udhëhiqet nga sipërmarrësi Vahram Merangulyan, kryesoi konsorciumin privat në vitin 2020 fitoi tenderin për “Modernizimin e Sistemit të IT-së në ATK”, të vlefshëm 9.79 milionë euro.

Konsorciumi përbëhej edhe nga tri kompani kosovare: “Mikrobiz”, “PBC” Sh.P.K. dhe “Tax Accounting Group”.

Dyshimet e ngritura nga kompanitë e tjera konkurruese kundër ligjshmërisë së kontratës mes ATK-së dhe konsorciumit armen, kanë rezultuar të sakta. Bashkësia e kompanive që u shpërblyen me kontratë për modernizimin e sistemit të IT-së së administratës, ka dështuar të zbatojë kontratën.

Prej 15 janarit, 2020, kur marrëveshja hyri në fuqi, konsorciumi privat nuk e ka zbatuar asnjë nen të kontratës.

“IUNetworks”, nuk ka dorëzuar ende asnjë shërbim rreth dy vjet pas nënshkrimit të kontratës, thotë një vlerësim i brendshëm i Administratës Tatimore të Kosovës.

Kësisoj, një ekip i ATK-së i ngarkuar me detyrën për menaxhimin e kontratës që peshon afër 10 milionë euro, i ka rekomanduar ekzekutivit të aplikojë dënime ndaj konsorciumit privat për mungesë të zbatueshmërisë së marrëveshjes.

Faza e parë e kontratës ka dështuar plotësisht, vlerëson rekomandimi i ekipit të brendshëm të ATK-së.

“Pas trajtimit të parashtresës së pranuar nga Ekipi për Menaxhimin e Kontratës ju njoftojmë se nga data 04.10.2020 do të fillojë aplikimi i dëmeve të likuiduara sipas nenit 12.6.1., 12.6.2., pika (a) të Kushteve të Veçanta të kontratës, me 0.25% në ditë të vlerës së produkteve”, paralajmëron ATK-ja, konsorciumin armen.

Ndiqeni intervistën me Visar Korenicën, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje: