75 Mall Live Search
16:21 / E Premte, 01 Mars 2024 / Gj. Sh

Juventusi pritet të nis procedurat për prishjen e kontratës me Pogban

Paul Pogba dje u suspendua nga futbollit për katër vite për shkak që rezultoi pozitiv në testet antidoping.

Vet mesfushori francez u shpreh se do ta apelojë këtë vendim.

Ndërsa, klubi i tij, Juventusi së shpejti do t’i fillojë bisedimet për ta ndërprerë kontratën e 30-vjeçarit, transmeton Gazeta Express.

“Zonja e Vjetër” do të shpëtonte më shumë se 30 milionë euro nga ky veprim.

Ekipi italian gjithashtu mund të pres për vendimin final në apelimin e Pogbas rreth këtij rasti.