Lojtari i Brentfordit ia “terron” portierit serb, shënon supergol me “rovershatë”

Skuadra e Brentfordit ka shënuar golin e epërsisë në ndeshjen ndaj Chelseat, e vlefshme për javën e 27-të në Premier League.
Golin për 2:1 e shënoi Yoane Wissa në minutën e 69’të, shkruan Indeksonline
Wissa shënoi një gol tejet të bukur me stilin “rovershatë” për t’ia dhënë epërsinë klubit të tij.
Kujtojmë që golin e barazimit skuadra vendase e realizoi në minutën e 50’të me anë të Rasmussen./Indeksonline/