75 Mall Live Search
10:19 / E Diele, 03 Mars 2024 / Gj. Sh

Ancelotti për golin e anuluar të Bellingham: Kjo nuk më ka ndodhur kurrë më parë

Një gol i shënuar nga Jude Bellingahm në sekondat e fundit të ndeshjes Valencia – Real Madrid, ka ngritur tensione në fushë, pasi gjyqtari e mbylli ndeshjen para se topi të përfundonte në rrjet dhe nuk e pranoi golin.

Ndeshja përfundoi me barazim 2-2, derisa futbollistët e Realit reaguan ashpër ndaj gjyqtarit Gil Manzano, ku pas protestave Bellingham u ndeshkua edhe me karton të kuq, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti tha se kjo nuk i ka ndodhur kurrë më parë.

Ai tha se mendon se goli ishte i rregullt dhe se gjyqtari ka bërë gabim.

“Nuk ka shumë për të thënë. Diçka e paprecedentë ka ndodhur dhe nuk më ka ndodhur kurrë më parë. Pas rikthimit ne kishim topin. Nuk më kishte ndodhur kurrë dhe nuk kam asgjë për të shtuar.”, tha Ancelotti pas ndeshjes.

Ai komentoi edhe kartonin e kuq të Bellingham.

”Kartoni i kuq ndaj Bellinghamit na shqetësoi sepse ai nuk tha asnjë ofendim. Ishte zhgënjim. Ai tha gol i ndyrë dhe kjo është e vërteta. Nëse ai fishkëllen kur portieri i Valencias refuzon topin, është e vlefshme, por ai lejoi që të vazhdonte dhe ne kishim posedimin. “Unë mendoj se ai bëri një gabim. Lojtari ka qenë i qartë në atë që ka thënë. Është e vërtetë që u afrua me vrull pas golit dhe është normale. Nuk ishte aspak një fyerje.”, shtoi Ancelotti./IndeksOnline/