75 Mall Live Search
22:23 / E Diele, 03 Mars 2024 / AR

Përlotet Ronela, i vendosin videon dhe zërin e të atit në ekran

Kanë kaluar më shumë se 10 vite që kur këngëtarja Ronela Hajati humbi babain e saj.

Ajo shpesh e kujton edhe me postime në rrjetet sociale ndërsa emrin e tij e ka bërë edhe tatuazh në krah.

Sot, u deshën vetëm disa sekonda që këngëtarja të dëgjonte zërin e babait të saj dhe të shpërthente në lot.

Këngëtarja Ronela Hajati ka shfaqur emocion të fortë pasi dëgjoi zërin e babait të saj në një surprizë të përgatitur gjatë programit “Muzikë kur dëgjoj” në “E Diell” në Top Channel. Miqtë dhe mikeshat e Ronelës, shoqëruar nga këngëtarja Anxhela Peristeri, kënduan për të këngën “Plas” të Flori Mumajesit. Kënga “Plas” ka një vlerë të veçantë për Ronelën, duke e sjellë kujtimin e një periudhe të rëndësishme dhe të ndjeshme në jetën e saj artistike kur ishte pjesë e “Threedots”.