75 Mall Live Search
22:35 / E Hënë, 04 Mars 2024 / AR

De Ligt konfirmon të ardhmen, pas raportimeve për një largim nga Bayerni

Matthijs de Ligt ka deklaruar se ndjehet i lumtur te Bayern Munichi, duke hedhur poshtë kështu spekulimet për një largim të mundshëm.

Holandezi u paraqit sot në konferencën për media në prag të ndeshjes ndaj Lazios në Ligën e Kampionëve, e cila do të zhvillohet të martën mbrëma.

Mes tjerash, ai foli edhe për të ardhmen e tij – duke konfirmuar se nuk po mendon largimin nga “Allianz Arena”.

“Për momentin, nuk po mendoj për një ndryshim. Jam shumë i lumtur te Bayern Munich”, deklaroi ish-mbrojtësi i Juventusit.

De Ligt nisi të kthehet në formacionin titullar te Bayerni së fundmi, duke startuar në ndeshjet ndaj Bochum dhe Leipzig – por, mungoi në përballjen ndaj Freiburgut shkaku i suspendimit.

Gjithsesi, 24-vjeçari pritet të luajë nga fillimi nesër ndaj Lazios, me Bayernin që synon të përmbysë humbjen 1:0 nga ndeshja e parë.

Ndryshe, Matthijs de Ligt ka kontratë të vlefshme me “Bavarezët” deri më 30 qershor 2027.