75 Mall Live Search
09:20 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / k.v

Njësia Speciale shpeshton kontrollet në kryeqytet, mbrëmë sekuestroi tri armë

Njësiti për Reagim të Shpejtë (NjRSh) në Prishtinë, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, po vazhdon kontrollet rutinë të automjeteve në lokacione të ndryshme.

Zyrtarët e NjRSh-së, gjatë natës së kaluar në pika kontrolli kanë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri, transmeton IndeksOnline.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse dhe ndaj tyre janë kryer procedurat e nevojshme policore./IndeksOnline/