Komandanti i njësisë speciale në luftën e Kroacisë në Prekaz: Jam i kënaqur që jam tu e pa sot këtu se qysh një popull e nderon një familje

Prekazin sot, sikur në çdo vit tjetër, për çdo 5,6 e 7 mars e vizitojnë qytetarë të shumtë gjithandej vendit, përveç figurave politike.
Por, vizita në Prekaz bëjnë edhe qytetarë të shumtë nga vende të ndryshme, të cilët nuk janë shqiptarë.
E pikërisht në këtë 26 vjetor të Epopesë së UÇK-së, Prekazin e vizitoi Komandanti i njësisë speciale në luftën e Kroacisë, Ante Bllazheviq.
Ai tha se është i kënaqur me atë që pa sot në Prekaz.
“Jam i kënaqur që jam tu e pa sot këtu se qysh një popull e nderon një familje për sakrificën e tyre për kombin shqiptar”, ka thënë ai për Raporto24.
Sipas tij, Kosova nuk ka frikë për të ardhmen e saj.
“Kur po i shoh këta fëmijë duke kënduar këngë kombëtare dhe duke e përshëndet Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës besoj se Kosova nuk ka frikë më për të ardhmen e saj”.
Ai tutje ka thënë se do t’ju tregojë kroatëve gjithë atë që ka parë në Prekaz.
“Shumë jam i kënaqur sot që kam ardhur me vizitu këtë memorial edhe krejt çfarë kam parë sot këtu kam me folë në Kroaci pandërprerë, me ju tregu edhe kroatëve se çfarë kam parë në Kosovë”, ka thënë Bllazheviq.