75 Mall Live Search
17:48 / E Enjte, 07 Mars 2024 / FR

Stoltenberg: Suedia zyrtarisht është anëtare e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se zyrtarisht Suedia është anëtare e NATO-s.

Stoltenberg, në profilin e tij zyrtar në platformën X, është shprehur se pranimi i Suedisë e bën NATO-n më të fortë.

“Është zyrtare – #Suedia është tani anëtarja e 32-të e #NATO-s , duke zënë vendin e saj të merituar në tryezën tonë. Pranimi i Suedisë e bën NATO-n më të fortë, Suedinë më të sigurt dhe të gjithë Aleancën më të sigurt”, ka shkruar Stoltenberg.

Ndërsa ka njoftuar se të hënë me 11 mars, do të ngrihet flamurin i Suedisë në selinë e NATO-s.

“Mezi pres të ngrejë flamurin e tyre në selinë e NATO-s të hënën”, ka thënë ai./Indeksonline/