75 Mall Live Search
22:04 / E Enjte, 07 Mars 2024 / FR

Kurti uron Suedinë: Mezi presim ushtarët tuaj të vinë ta mbrojnë kufirin kundër agresionit të Serbisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka uruar Suedinë pasi u bë anëtarja e 32-të në NATO sot.

Kurti tha se një NATO më e fortë do të thotë një Evropë më e sigurt dhe një shans më i madh për paqe pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia.

“Mezi presim të mirëpresim ushtarët e parë suedez të KFOR-it në Kosovë për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit tonë kundër agresionit të Serbisë”, shkroi Kurti.

Sot, Suedia edhe zyrtarisht është bërë anëtari i 32-të i NATO-s.