Regjistrimi i popullsisë, sot nis fushata për sensibilizimin e qytetarëve

Fushata për Komunikim dhe Sensibilizim që fillon më 8 mars ka për qëllim gjithë-përfshirjen e Procesit të Regjistrimit të Popullsisë që fillon më 5 prill deri më 17 maj të këtij viti.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot nis fushatën për Komunikim dhe Sensibilizim për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024) në Kosovë.
Fushata për Komunikim dhe Sensibilizim që fillon sot ka për qëllim gjithë-përfshirjen e Procesit të Regjistrimit të Popullsisë që fillon më 5 prill deri më 17 maj të këtij viti.
Në lidhje me këtë çështje, ASK sot mban një konferencë për media.