Mblidhet KQZ-ja, diskuton për verifikimin e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në veri

Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet lidhur me verifikimin e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri.
Mbledhja pritet të nis në ora 13:30.
Më poshtë gjeni rendin e ditës:
- Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr. 11/2024
- Shqyrtimi dhe miratimi i Rregulloreve Zgjedhore Nr. 05, 08, 10 dhe 11/2024
- Raporti lidhur me verifikimin e peticioneve të pranuar nga Kuvendet e Komunave, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut
- Vlerësimi i vjetor i punës së Zëdhënësit të KQZ
- Të ndryshme