Sot dy ndeshjet e fundit të javës së 24-të në Superligën e Kosovës, përballje interesante
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/11/FFK.jpg)
Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 24-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Kampioni në fuqi, Ballkani e pret në shtëpi skuadrën e Malishevës.
Skuadra suharekase synon fitoren e cila do ti mundësonte të rimarr kreun e tabelës, pasi aktualisht renditet në vendin e dytë me 48 pikë, dy më pak se Llapi, ndërsa Malisheva është në pozitën e katërt me 41 pikë
Ndeshja tjetër zhvillohet në stadiumin Përparim Thaçi” në Prizren, ku Liria do të jetë nikoqire e Feronikelit ’74.
Skuadra prizrenase ka pasur krizë rezultatesh këtë sezon, duke u renditur e fundit në tabelë me 10 pikë, ndërsa skuadra nga Drenasi ndodhet në pozitën e shtatë, me 23 pikë.
Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00./IndeksOnline/