75 Mall Live Search
09:09 / E Diele, 10 Mars 2024 / Gj. Sh

Me dy ndeshje interesante mbyllet sot java e 24-të e Superligës

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 24-të të PrinceCaffe Superligës, shkruan IndeksOnline.

Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina luajnë duelin direkt për vendin e tretë në tabelë.

Të dy skuadrat kanë grumbulluar nga 14 fitore e nëntë humbje dhe është shumë i rëndësishëm para garave përfundimtare.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00

Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Bashkimit dhe Istogut.

Prizrenasit janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 15 humbje, derisa istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 22 humbje, ku fitoren e vetme e kanë ndaj prizrenasve.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00./IndeksOnline/