75 Mall Live Search
17:11 / E Diele, 10 Mars 2024 / G T

Shënohet goli i parë në “Anfield”, Manchester City në epërsi ndaj Liverpoolit

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar golin e epërsisë ndaj Liverpoolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Premier League.

Golin për 0:1 e shënoi mbrojtësi i Kombëtares së Anglisë, John Stones, shkruan Indeksonline

Stones shënoi gol nga afërsia pas një super asisti nga Kevin De Bruyne.

Kujtojmë që kjo ndeshje po zhvillohet në “Anfield” dhe mund të vendos gjithçka rreth luftës për titullin kampion./Indeksonline/