75 Mall Live Search
11:47 / E Hënë, 11 Mars 2024 / k.v

Digjet një objekt brenda Parkut të Biznesit në Drenas (Video)

Një objekt brenda Parkut të Biznesit në Korroticë të Lartë të Drenasit është përfshirë nga flaka para pak çasteve.

Tymi i madh i cili po del nga objekti ka përfshirë gjithë zonën përreth, transmeton IndeksOnline.

Ende nuk dihet se çfarë ka brenda objektit por kujtojmë se aty ushtrojnë veprimtarinë shumë biznese të mëdha.

IndeksOnline ka pyetur policinë në lidhje me rastin dhe është në pritje të përgjigjes…