Tre të lënduar nga aksidenti në Suharekë, policia jep detaje

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur gjatë ditës së sotme në hyrje të Suharekës.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku tregoi se përveq dëmeve materiale kanë mbetur të lënduar tre persona.
“Rreth orës 17:40 eshte raportuar për një aksident trafiku ne hyrej te Suharekës. Në aksident janë përfshirë tre vetura.
Përveç dëmeve materiale së paku tre persona kanë marr lëndime trupore”, ka thënë Bytyqi për Indeksonline.
Media lokale ka publikuar foto të aksident.