75 Mall Live Search
08:06 / E Martë, 12 Mars 2024 / AR

Sot bëhet inaugurimi i Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nga ora 10:00 sot do të mbahet ceremonia e inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike.

Bëhet e ditur se aty marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zyrtarë dhe oficerë të lartë të MM/FSK si dhe të vendeve partnere ndërkombëtare.