75 Mall Live Search
10:22 / E Martë, 12 Mars 2024 / S Z

Arrestohen një burrë e një grua në Pejë, u rrahen mes vete

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në qytetin e Pejës, ku një burrë dhe një grua janë rrahur mes vete. Policia raporton se deri tek rrahja ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes tyre.  Të njëjtit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar me procedurë të rregullt.

“Dhunë në familje-Pejë 11.03.2024, 15:50. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar një femër kosovare dhe një mashkull kosovar janë përleshur në mes vete. Të njëjtit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/