75 Mall Live Search
13:09 / E Martë, 12 Mars 2024 / L K

Hamas dhe Izrael larg një marrëveshjeje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve

Izraeli dhe lëvizja islamike palestineze Hamas janë shumë larg arritjes së një marrëveshjeje për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve, por Katari po punon drejt një armëpushimi të përhershëm në Gaza dhe jo një armëpushim afatshkurtër.

Kështu ka deklaruar sot përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, vendi ndërmjetës.

“Ne nuk jemi pranë një marrëveshjeje”, tha Majed al-Ansari gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se bisedimet mes dy palëve vijojnë dhe shprehu optimizmin e tij për arritjen e një marrëveshjeje.