75 Mall Live Search
20:25 / E Martë, 12 Mars 2024 / MSH

Memli Krasniqi takon nesër Gabriel Escobarin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pritet të takoj nesër të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Burime nga Partia Demokratike të Kosovës kanë bërë të ditur se lideri i PDK-së dhe i opozitës, Memli Krasniqi do të takohet të mërkurën me emisarin amerikan dhe me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Zyrtari i lartë amerikan po qëndron në Kosovë për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend e rajon.