Dita e tretë/ Tymi po vazhdon të dalë nga fabrika e plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas

Edhe në ditën e tretë po vazhdon të dalë tym nga fabrika e plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas, transmeton IndeksOnline.
Zjarri shpërtheu të hënën para orës 11:00 ku shkaktoi dëme të mëdha materiale e ndotje enorme ekologjike.
Zjarrfikësit e policia ndodhen ende në vendin e ngjarjes ku po digjet fabrika, ndonëse zjarri tashmë është lokalizuar./IndeksOnline/