75 Mall Live Search
10:22 / E Mërkurë, 13 Mars 2024 / L K

Gjermania i bashkohet operacionit për dërgimin e ndihmave në Gaza

Gjermania do t’i bashkohet një operacioni së bashku me disa vende të tjera për të dërguar ndihma humanitare të nevojshme në Rripin e Gazës nga ajri.

Operacioni i nisur nga Jordania tashmë ka pjesëmarrjen e disa vendeve të tjera, përfshirë Francën dhe SHBA-në.

“Njerëzve në Gaza u mungojnë gjërat më elementare. Ne duam të bëjmë pjesën tonë për të siguruar që ata të kenë akses në ushqim dhe ilaçe,” tha ministri i mbrojtjes Boris Pistorius./abcnews.al

Izraeli ka vendosur kufizime në ndihmat që hyjnë në Gaza, duke bërë që Kombet e Bashkuara të paralajmërojnë se qindra mijëra banorë të Gazës po vuajnë nga uria.

Presidenti Joe Biden postoi në X të shtunën, duke thënë se SHBA do të rrisë ndihmën humanitare në Gaza.