75 Mall Live Search
13:49 / E Mërkurë, 13 Mars 2024 / k.v

Policia dhe Dogana sekuestrojnë dy automjete në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, gjatë realizimit të aktiviteteve në kuadër të një plani operativ, të martën në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri gjatë një kontrolli kanë ndaluar dy automjete me targa të huaja, me drejtues 2 meshkuj kosovarë, të cilat i janë shmangur pagesave të detyrueshme doganore.

Lidhur me rastet automjetet janë sekuestruar dhe janë dorëzuar në terminalin Doganor në Mitrovicë për procedura të mëtejme sipas kompetencës./IndeksOnline/