75 Mall Live Search
14:21 / E Mërkurë, 13 Mars 2024 / G T

Hazrollaj vazhdon me gola, i afrohet Hysenit në listën e golashënuesve

Futbollisti i Malishevës, Drilon Hazrollaj po vazhdon të shkëlqej në Superligën e Kosovës.

Hazrollaj shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Llapit, e vlefshme për javën e 25-të në Superligë, shkruan Indeksonline

Me këto dy gola, futbollisti i Malishevës (17) i afrohet Muhamet Hysenit, i cili ka shënuar 18 gola me ekipin e Tahir Batatinës.

Kujtojmë që Hazrollaj pritet të ftohet edhe nga Kombëtarja e Kosovës për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji./Indeksonline/