25 vjetori i masakrës në Tregun e Gjebër në Mitrovicë, Osmani: Dëshmi e një regjimi kriminal

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar përvjetorin e Masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë.
“25 vjet më parë, më 13 mars 1999, nga granatat e forcave të regjimit gjenocidal të Millosheviqit, në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë u vranë mizorisht 7 civilë të pafajshëm, nga mosha 5-65 vjeçe. Në këtë akt makabër, u plagosën 128 persona në mesin e të cilëve fëmijë, gra, pleq e të rinj. Kjo masakër është një nga dëshmitë më autentike të brutalitetit të një regjimi kriminal, i cili synonte shfarosjen e shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Ndërsa ka thënë se anagzhimi për vendosjen e drejtësisë do të jetë I avzhdueshëm.
“Sot, nderojmë kujtimin për të vrarët e asaj dite, ndërkohë që angazhimi ynë për vendosjen e drejtësisë mbetet i vazhdueshëm.Qoftë i përhershëm kujtimi për të vrarët në masakrën në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë!”, thuhet në njoftim.