75 Mall Live Search
21:15 / E Mërkurë, 13 Mars 2024 / S Z

Arsenijeviqi në takim me Escobarin, i ankohet për çështjen e dinarit

I dërguar special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot është takuar me kreun e partisë Srpska Demokratija, Aleksandar Arsenijeviq.

Sipas kësaj partie, vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin është “shfuqizim i institucioneve serbe”, duke shtuar se kjo nënkupton edhe shkelje të frymës së marrëveshjes.

“Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës në thelb është shfuqizimi i institucioneve serbe pa alternativë, pra shkelje e frymës së marrëveshjes. Ne theksuam se deklarimi i z.Kurti për kthimin e tokave të Manastirit të Deçanit është vetëm mënyrë t’u falur nga SHBA-ja”, thuhet në reagimin në Facebook.

Partia serbe ne Kosovë ka theksuar se ekziston rreziku i taksimit të dyfishtë të serbëve lokalë “pasi çdo banor duhet të paguajë tatimin mbi të ardhurat që i merr”.