75 Mall Live Search
22:00 / E Mërkurë, 13 Mars 2024 / AR

Kim Kardashian kapet mat nga paparacit, ja çka u zbulua

Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe kritikëve pasi u publikuan dy aplikacionet që ajo ka në telefonin e saj.

Detektivët e internetit panë ikona të caktuara të aplikacioneve në celularin e yllit pasi qarkulloi një fotografi e saj duke mbajtur telefonin.

Në foton e zmadhuar, Kim, 43 vjeçe, mban iPhone-in në njërën dorë ndërsa tjetrën e mban aty pranë syzeve të saj të mëdha.

Fansat e familjes Kardashian vunë re se ylli i serialit “Keeping Up With The Kardashians” kishte aplikacionet Wattpad dhe Reddit të shkarkuara në telefonin e saj.

Disa folën për vëzhgimet e tyre në një fije diskutimi në Reddit. Shumë ishin kureshtarë për interesin e saj në Wattpad – një aplikacion për tregime të shkruara nga fansat e njohur për histori origjinale erotike.