75 Mall Live Search
10:00 / E Enjte, 14 Mars 2024 / AR

E shkëlqyeshme, Dua Lipa kryeson festivalin “Glastonbury”

Dua Lipa, Coldplay dhe SZA do të kryesojnë festivalin “Glastonbury 2024”.

Ky event do të shoqërohet nga një grup i fortë mbështetës në festivalin e 26-30 qershorit, duke përfshirë Little Simz, LCD Soundsystem dhe Burna Boy, pastaj edhe Shania Twain, transmeton Indeksonline.

Konfirmimi i Dua Lipës vjen një ditë pas shpalljes së albumit të saj të tretë “Radical Optimism”, i cili ka një fillim të fortë me këngët “Houdini” dhe “Training Season” duke u bërë hite globale. 

Ajo ka thënë se ishte frymëzuar nga ideja për të kaluar nëpër kaos me hijeshi dhe të ndjehesh sikur mund të përballosh çdo stuhi,ndoshta duke përfshirë motin e paparashikueshëm të Glastonbury dhe e informuar nga “historia e muzikës së psikidelisë, trip hopit dhe Britpop-it”.

Lipa ka marr pjesë edhe më parë në Glastonbury, në vitin 2017./Indeksonline/