75 Mall Live Search
11:12 / E Enjte, 14 Mars 2024 / LB

Del para gjykatës 72-vjeçari që dyshohet se privoi mizorisht nga jeta më sëpatë gruan e tij 63-vjeçare

Në nëntorin e vitit 2022 një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën.

Një grua në moshën 63-vjeçare u vra mizorisht me sopatë nga burri i saj atë kohë 70-vjeçar.

E pas dy viteve, 72-vjeçari i dyshuar për këtë krim të rëndë, ka dalë para gjykatës.

Por, gjyqtari i rastit ka aprovuar kërkesën e familjes si dhe vet të dyshuarit, që seanca të mbyllet për publikun.

Çka dihet për rastin?

Mëngjesin e 25 nëntorit të vitit 2022, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi me inicialet I.G. (1952) për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”,

Ai dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë.

Aktualisht, nga hetimet fillestare nuk dihet motivi i kryerjes së këtij akti.

Seanca po vazhdon të jetë e mbyllur për publikun.