Deputeti i VV-së gënjen publikisht, Bajrami i publikon faktet

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, në një postim në “Facebook”, ka thënë se sa ka qenë ministre ajo asnjëherë nuk ka nënshkruar kontrata njëburimore.
Ky është statusi i saj i plotë:
Hajnat të zënë ngushtë shpifin në Kuvend.
Unë kam qënë ministre në tri ministri, por asnjëherë nuk kam nënshku kontratë njëburimore – UNË ASNJËHERË.
Sipas Ligjit të Prokurimit Publik ministri nënshkruan kontratat në vlerë mbi 250 mijë euro.
Në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë janë nënshkru këto kontrata njëburimore nga departamenti i prokurimit:- Ofrimi i shërbimeve në Laboratorin e Termometrisë dhe Lagështisë Relative ne vlerë prej 2,100 Euro (2015),- Pjesëmarrja në Forumin për Investime dhe Tregti në Stamboll në vlerë prej 4,250 Euro, (2016),- Mirëmbajtja e Regjistrit Elektronik të Pengut 112,680 euro (kontratë tri vjeçare, kompania i ka pasë kodet burimore dhe ka s’ka pasë shancë që t’i ofrohet dikujt tjetër), (2016),- Forumi për Investime dhe Tregti në Cyrih 18,800 Euro (2017).
Edhe njëherë asnjë prej këtyre kontratave nuk i kam nënshkruar unë si ministre sepse sipas Ligjit të Prokurimit Publik, ministri nënshkruan vetëm kontratat mbi 250 mijë euro.Siç po e shihni në dy prej katër këtyre kontratave janë pjesëmarrje në panaire, ku procedura e hapur është e pamundshme sepse ke vetëm një ofertues.
Njëra është për mirëmbajtje të një softweri që ka qënë donacion dhe kompania në fjalë ka qënë e vetmja që i ka pasë kodet burimore.
Që tri vjet keni kqyrë me gjetë diçka, por nuk gjeni se s’ka, andaj po shpifni.