75 Mall Live Search
14:29 / E Enjte, 14 Mars 2024 / S Z

Asnjë i arrestuar, zjarri në objektin e Gjykatës në Kaçanik dëmtoi disa lëndë


Nga zjarri që përfshiu një pjesë të objektit të Gjykatës Themelore të Ferizajt-degës së në Kaçanik, janë dëmtuar disa lëndë.

E për rastin, ende nuk ka persona të identifikuar apo arrestuar.

“Deri me tani nuk kemi ndonjë informacion. Vetëm ato çka i kemi thënë dje, vetëm ato dihen. Për dëme; dëme ka materiale dhe disa lëndë janë të dëmtuara’’, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Gentiana Hoxha.

Ndryshe, mëngjesin e së mërkurës objekti i Gjykatës Themelore në Ferizaj u kaplua nga zjarri.