75 Mall Live Search
14:53 / E Enjte, 14 Mars 2024 / L K

Prishtina i jep “manita” Dallkut me Dukagjinin

Prishtina e ka demoluar Dukagjinin në ndeshjen e javës së 25-të. 5 me 0 ishte rezultati i fitores për kryeqytetasit ndaj skuadrës klinase të cilën e drejton Armend Dallku.

Prishtina në pjesën e parë siguroi fitoren pasi kishte epërsinë prej 3 golash.

Në pjesën e dytë i shënoi edhe dy të tjerë për 5-0. Limani, Pefqeli e Hamiti ishin golashënuesit e kësaj ndeshje.

Me këtë fitore Prishtina ka 37 pikë ndërsa Dukagjini mbetet me 31 sosh./Indeksonline/